MaqedoniTop Lajme

Maqedoni, linjë telefonike falas për shkeljen e të drejtës zgjedhore të qytetarëve për zgjedhjet lokale

Shpërndaje

Në prag të fillimit të fushatës për Zgjedhjet lokale 2021, Avokati i Popullit i përkujton qytetarët se në zyrën e tij funksionon linja telefonike falas 0800 54321, në të cilën do të mund të raportojnë çdo shkelje të të drejtave të tyre, si gjatë mbajtjes së fushatës, ashtu edhe në ditët e mbajtjes së raundit të parë dhe të dytë të Zgjedhjeve lokale 2021 (17 dhe 31 tetor).

Pas raportimeve të qytetarëve do të veprohet menjëherë, ndërsa të gjitha ankesat të cilat do të mbërrijnë pas përfundimit të orarit të punës, pas orës 16, do të regjistrohen, theksohet në kumtesën e Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit në funksion të mbrojtjes dhe realizimit të të drejtës zgjedhore të qytetarëve do të veprojë në afat sa më të shkurtër deri te organet kompetente dhe deri te institucionet e tjera, me kërkesë të veprojnë shpejt dhe me efikasitet në procesin e zgjedhjeve me qëllim që qytetarëve t’u sigurojnë realizim të të drejtave të garantuara. Gjithashtu, për raportim të shkeljeve qytetarët mund të drejtohen edhe në gjashtë zyrat rajonale çdo ditë nga ora 8 deri në 16 në numrat e telefonit:

– Zyra rajonale në Strumicë 034 329-996

Zyra rajonale në Kërçovë 045 228-586

– Zyra rajonale në Tetovë 044 344-082,

– Zyra rajonale në manastir 047 242-310,

-Zyra Rajonale në Shtip 032 389-701

– Zyra rajonale në Kumanovë 031 431-488.