RajoniTop Lajme

Batuta e Ramës me Kurtin në fund të konferencës: Do mendojnë që nuk flasim me njëri-tjetrin…

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në fund të konferencës së përbashkët me homologun e tij shqiptar Edi Rama ka shpjeguar detaje nga takimi mes tij dhe kabineteve qeveritare mes dy vendeve.

Kurti u shpreh se gjatë takimit kanë diskutuar ministrat e të dy kabineteve qeveritare dhe nuk është folur as për Ballkanin dhe as për Serbinë, por vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë.

Kurti: “Më lejoni që në fund të ndaj me ju një njoftim të rëndësishëm, ky është që gjatë takimit tonë rreth 1 orë e gjysmë ku kryeministri Rama ka ardhur me pothuajse me gjysmën e këshillit të tij të ministrave dhe unë pothuajse me gjysmë e kabinetit tim qeverisës, më shumë kanë diskutuar ministrat tanë se sa ne të dy dhe gjithçka ka qenë me qastë zhvillimore.

Për një orë e gjysmë nuk janë përmendur as fjala Ballkan as Serbi, por vetëm, Kosovë dhe Serbi. Mos të krijohet përshtypja se ne kur takohemi flasim vetëm, politike ndërkombëtare. Kemi aq shumë punë për të bërë në aspektin e ekonomisë, financave, tregtisë e kështu me radhë por ne përgjigjemi për korrektesë pyetjeve që ju bëni.”

Pas fjalimit të Kurtit, Rama u përgjigj ndërmjet një batute.

Rama: “Këtu ka një ngatërresë. Tani do thonë që këta s’paskan folur fare me njëri-tjetrin, kanë folur ministrat se këta s’flasin me njëri-tjetrin. Por në fakt flasim shumë më tepër.”