Maqedoni

Selami: Regjistrimi i popullsisë përfundoi me sukses

Shpërndaje

Zëvendësdrejtori i Entit të Statistikave në një linjë direkte në Alsat deklaroi se procesi i regjistrimit në vend është përmbyllur me sukses.

Sipas tij kanë arritur që të regjistrohen gjithsejtë 1.836.000 qytetarë si dhe 204.239 persona të regjistruar në diasporë, që sipas Selamit është shifër zhgënjyese, sepse sipas të dhënave që posedon Enti i Statistikave në diasporë ka diku mbi 400 mijë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.