13 mijë vaksina të dhurura nga Bullgaria do të asgjësohen
Vaksinat e pashfrytëzuara kundër Covid – 19 të cilat ishin donacion i Republikës së Bullgarisë, do të asgjësohen si mbetje medicinale pasi iu ka skaduar afati, konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë. Bëhet fjalë për 13 mijë vaksina të prodhuesit Pfizer, pjesë e donacionit bullgar prej mbi 50 mijë dozash, që arriti në vend më 16 shtator, ndërsa afatin e përdorimit e kishin deri më 30 shtator.
“13 mijë doza të vaksinave kundër Covid – 19, të cilat vendi ynë i ka marrë si donacion nga Republika e Bullgarisë, sot janë tërhequr nga përdorimi për shkak se u ka skaduar afati. Në pajtueshmëri me procedurat ligjore, vaksinat do të asgjësohen si mbetje medicinale”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.