Maqedoni

Diplomati i arrestuar në Serbi kërkon të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Mund të ekstradohet në Armeni ku akuzohet për veprimtari kriminale, por diplomati maqedonas i arrestuar në Serbi dëshiron që të gjykohet në vendin e tij. Mile Milenkoski beson në drejtësinë e sistemit gjyqësor në Maqedoninë e Veriut, prandaj ka u dorëzuar autoriteteve dokumentacione për të cilat shpreson se do ta nxjerrin të pafajshëm.

“Besoj se kemi një shtet ku sundon ligji, prandaj besoj se autoritetet do të fillojnë një procedurë të shpejtë gjyqësore, duke pasur parasysh faktin se provat në këtë rast përfshijnë 7 persona, 6 prej të cilëve janë shtetas të Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Milenkovski.

Sipas tij, në këtë mënyrë, Shkupi zyrtar mund t’i kërkojë Beogradit ekstradimin e tij.