MaqedoniTop Lajme

Rrjeti i shkurtër i energjisë elektrike, shkak për zjarrin në Spitalin modular të Tetovës ku vdiqën 14 persona

Shpërndaje

Në Prokurorinë Publike Themelore në Tetovë është dorëzuar raporti i ekspertizës së gjurmëve nga zjarri në Spitalin modular në Tetovë, i punuar nga Reparti për analiza teknike-kriminalistike dhe ekspertizë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Sipas urdhrit të dhënë nga Prokuroria Publike Themelore në Tetovë, ekspertiza vërteton se ka gjurmë të qarkut të shkurtër elektrik në materialin e dorëzuar të tërhequr gjatë kryerjes së inspektimit në vendin e ngjarjes si dhe gjurmë që janë të rëndësishme për vërtetimin e shkaqeve të shkaktimit të zjarrit në Spitalin modular, në të cilin e humbën jetën 14 persona, thuhet më tej në kumtesë, transmeton TV21.

Nga analiza e kryer e gjurmëve nga dëmtimet e zjarrit, dinamika e shpërndarjes së zjarrit dhe në bazë të dëmtimet të inventarit dhe hapësirës, duke i marrë parasysh edhe njohuritë e fituara nga veprimet para dhe gjatë shkaktimit të zjarrit, personat e ekspertizës kanë vërtetuar lokacionin dhe shkakun e mundshëm për shkaktimin e zjarrit.

“Me ekspertizën është vërtetuar se zjarri është shkaktuar si pasojë e rrjetit të shkurtër elektrik nëpërmjet ngarkesës së madhe në kabllon kyçëse të defirbilatorit me anë të cilit është kryer reanimimi i pacientëve në njërën nga dhomat e spitalit. Nxehja e kabllos ka shkaktuar djegie në kutisë lidhëse nga kablloja e vazhduar në të cilin kanë qenë të kyçura defibrilatori, mbushësi për telefon celular dhe një aparat. Pas shfaqjes së shkëndisë, personeli mjekësor është përpjekur që të shuajë zjarrin, por është shkaktuar shpërthim i hovshëm i zjarri në tërë objektin, duke shkuar drejt paneleve të kulmit, pastaj në drejtim të paneleve të murit dhe inventarit të spitalit. Duke e pasur parasysh se të gjithë pacientët kanë qenë të kyçur në përçuesin për ndihmë oksigjenike, dhe me këtë edhe prania e caktuar e oksigjenit në tërë hapësirën e spitalit është rritur, si dhe për shkak të dëmtimit të instalimit të oksigjenit gjatë zjarrit, zjarri është shpërndarë në tërë objektin për periudhë të shkurtër kohore”, thuhet më tej në njoftim.

Më tej njoftohet se në tërë këtë situatë ka kontribuar edhe fakti që në hapësirën e nën kulmit të objektit nuk kanë ekzistuar ndarëse ndërmjet hapësirave modulare dhe korridorit të cilët do të pengonin shpërndarjen e zjarrit.

“Kjo ekspertizë është vetëm njëra nga dëshmitë e siguruara. Pritet që në Prokurorinë Publike Themelore të arrijnë edhe raportet dhe të dhënat për të cilat Prokuroria ka dhënë urdhër dhe udhëzim edhe deri te institucionet tjera përkatëse, si dhe ekspertiza të cilat duhet të arrijnë deri te institucionet përkatëse, si dhe ekspertiza që duhet të arrijnë sipas ndihmës juridike të kërkuar nga ekspertë të Gjermanisë. Njëkohësisht Prokuroria në mënyrë intensive do të veprojë në lëndën dhe do të ndërmarre aktivitetet për zbardhjen e plotë të rastit”, njoftohet nga Prokuroria.