RajoniTop Lajme

​Gucati e Haradinaj deklarohen të pafajshëm

Shpërndaje

Në seancën e parë gjyqësore ndaj tyre, ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, kanë konfirmuar deklaratat e tyre se janë të pafajshëm për të gjitha akuzat me të cilat ngarkohen.

Pasi prokurori ka lexuar aktakuzën ndaj tyre, kryetari i trupit gjykues, Judge Charles L. Smith i ka pyetur ata nëse e mbrojnë deklaratën e parë për vetdeklarimin e pafajësisë.

“I pafajshëm jam plotësisht”, ka thënë Gucati.

Ai ka kërkuar të flasë për vetën para se të deklarohet, por kryetari i trupuat gjykues ka thënë se një gjë të tillë do të mund ta bëjë në një rast tjetër.

“Para se të deklarohem nëse kish pas mundësi më të jepni 2 minuta kohë për një lexim të shkurtë për biografinë time, nëse ka mundësi dy minuta”, është shprehu Gucati.

Ndërsa Nasim Haradinaj, ka thënë se nuk e kupton aktakuzën duke shtuar se është i pafajshëm.

“Aktakuzën nuk mund as ta kuptoj, por atë qe e lexuat e dëgjova. I pafajshëm jam”, ka thënë Haradinaj.