Bora e parë në Bosnjë dhe Hercegovinë shkakton kaos në rrugët e Kupreshit (Video)
Bora e parë në Bosnjë dhe Hercegovinë solli telashe për shoferët, veçanërisht për ata që vozisin kamionët.
Pamjet u xhiruan në qytetin Kupresh, derisa shihet ku shoferët e kamionëve po hasnin në probleme gjatë rrugës; kjo zonë thuhet se është një nga seksionet më të rrezikshme në Bosnje gjatë dimrit.
Gjatë ditës së sotme thuhet se ndodhi një aksident në të cilin janë përfshirë disa automjete. Siç mund të shihet në video, në aksident është përfshirë edhe një kamion.
Deri më tani, nuk ka informacione për të lënduarit.