MaqedoniTop Lajme

KSHZ: Komunat të organizojnë dezinfektimin e vendvotimeve

Shpërndaje

Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në bazë të dispozitave nga Kodi Zgjedhor i obligon të gjithë kryetarët e komunave të organizojnë dezinfektim të të gjitha vendvotimeve në objektet për votim.

Siç thuhet në kumtesën e KSHZ-së, për këtë obligim ligjor KSHZ disa herë kohëve të fundit me shkrim i njoftoi njësitë e vetëqeverisjes lokale, me qëllim të respektimit të protokolleve shëndetësore për zbatimin e zgjedhjeve, ndërsa për shkak të mbrojtjes së shëndetit të organeve zgjedhore, votuesve dhe nxënësve.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor (e diel), ndërsa fushata përfundon të premten në mesnatë.