Kryeministri holandez mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore (Video)
Kryeministri holandez Mark Rutte ka mbërritur në Tiranë. Para Kryeministrisë, Rutte është pritur me ceremoni shtetërore nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Pas ceremonisë, ata janë futur në ambientet e Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë takimin.
Agjenda e vizitës së Kryeministrit të Holandës Mark Rutte në Shqipëri
11.20 – Ceremonia e mirëseardhjes
11.30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte
11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri
12.30 – Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte
14.00 – Vizitë në ambientet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie.
Kujtojmë se Holanda, për herë të parë, qershorin e këtij viti, vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën e saj për integrimin në BE dhe përparimin me reformat.