MaqedoniTop Lajme

Pse festoi BESA në Tetovë si humbës i zgjedhjeve?!

Shpërndaje

Festë para kohe vetëm pse Lëvizja Besa arriti të futet në rrethin e dytë në zgjedhjet vendore në Maqedoninë e Veriut shkruan TetovaSot.

Mes euforisë së rezultateve, BESA “ndezi” Tetovën , që në fakt duhej të ishte dikush tjetër që të festonte në shesh. Besa e mundi koalicionin ASH-AAA dhe VMRO por jo edhe BDI-në e cila morri më shumë vota me kandidaten Teuta Arifi.

Në vijë të këtyre zhvillimeve çfarë e nxiti këtë parti dhe liderin e saj që është edhe kandidat për Tetovën që të festojë si humbës i zgjedhjeve, flasin analistët të cilët e konsiderojnë këtë veprim si një shpëtim të kësaj partie që mos mbetet jashta Qeverisë ku merr pjesë dhe për të justifikuar katër deputetët që i fitoi së bashku me një koalicion me LSDM-në në zgjedhjet e fundit Parlamentare.

Lëvizja BESA festojë mbrëmë jo për Tetovën sepse atë e humbi në raundin e parë, por i shpëtojë presionit të LSDM që mos ta nxjerrë nga qeveria nëse si merrte 25.000-30.000 vota në rang Republike për të justifikuar 4 deputetë që i rrëmbeu në tryezë LSDM në zgjedhjet e 2020 kështu deklaroi për TetovaSot analisti dhe njohësi i mirë i rrethanave politike në vend Arben Llalla.

“Pra festimi i BESËS mbrëmë duhet të shikohet si shpëtim për të qëndruar në qeveri sepse nëse i shohim gjërat me ftohtësi në Gostivar mori shumë pak vota , as 1.000, dhe pse aty konkurronte një deputet. BESA në Zhelinë ka dalë e dyta edhe pse e udhëhiqte këtë komunë katër vite. Votat në rritje të BESËS në Tetovë janë si faktorë i kontratave në vepër të punësimeve në masë, votimi me djallëzi i VMRO në favor të BESËS për të krijuar pakënaqësi dhe nervozizëm tek BDI me shpresën se më tej do prishej qeveria e Zaevit” u shpreh analisti Lalla. Sipas tij kemi rreth 5.000 vota në Tetovë të VMRO që nuk kanë votuar për ASH në bazë të marrëveshjes Ku shkuan këto vota? BDI në Tetovë sipas tij ka rrjedhje rreth 500 vota dhe kjo kuptohet si indiferentizmi që nuk dolën apo pakënaqësi personale. “Është i njëjti skenarë si më 2017. Ka kohë edhe dy javë për të vërtetuar atë që BESA festojë për fitore të Tetovës apo fitore për të qëndruar në qeveri. Gjërat duhet të shikohen me gjakftohtësi duke radhitur faktet, shkaqet dhe jo me emocione euforike të çastit sepse më tej mund të themi se BESA festojë si fitorja e Pirros” deklaroi analisti Llalla.

Por derisa asgjë nuk ka përfunduar për Tetovën sepse sërish do ketë një raund të dytë midis dy kandidatëve të partive që janë pjesë e ekzekutivit, partive pjesëmarrëse do tu duhet edhe mbështetja e mundshme edhe e subjekteve që nuk kaluan në rrethin tjetër.

Por, po ti referohemi deklaratës së kreut të Besës Bilall Kasami koalicioni jonë ka qenë me popullin dhe ashtu sic fitoi këtë herë edhe në rrethin e dytë do të fitojë sërish u shpreh Kasami duke injoruar kështu ASH-në dhe VMRO-në.