Showbiz

Avokatja shqiptare zbulon se është në lidhje dashurie: Më dhuron makina dhe diamante

Shpërndaje

Redona Koçi është një emër shumë i përfolur në showbizin shqiptar. Ajo njihet si juristja seksi, që po çmend ‘Instagramin’.E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se nuk pëlqen kur dikush e thërret me këtë emër, pasi thjesht ka mbaruar shkollën dhe nuk e ushtron si profesion.Redona thotë se ajo tashmë është një modele dhe një nga influencueset më të kërkuara në treg.

“Aktualisht merrem me modeling, influencer, photoshooting. Unë i kam thyer që para 10 vitesh tabut. Sepse që e vogël ndiqja këngëtare si Beyonce, të cilët ekspozoshin. Për të tjerët ishte e vështirë, për mua jo se unë jam shumë open mind, shumë europiane me veten time.

Faktikisht është një punë e vështirë, kërkon pozitivitet. Unë nuk është se kam nnisur të mbahen nga Instagrami. Unë kam një familje që jetojnë shumica jashtë dhe më jetojnë”.

Më tej, Redona ka zbuluar se ka një lidhje prej 8 vitesh me një djalë të pasur dhe dhurata më e shtrenjtë që ai i ka bërë është një unazë me diamant.

“Kam 8 vite me partnerin tim. Përderisa qendrojmë bashkë dhe kemi 8 vite, ndjejmë diçka për njëri-tjetrin. T’ja lëmë kohës si do eci. Unë jam cik aventurier dhe nuk jam për martesë. Është pak xheloz, por më mirëkupton.

Dhurata më e shtrenjtë që më ka bërë janë shumë, makinë, një unazë diamanti. Nuk mund të bëjmë sikur nuk i pëlqejmë. Unë vdes për gjëra të thjeshta, kur mundësitë janë, pse jo”.