Nga 1 dhjetori ndalohen qeset e plastikës, 550 persona rrezikojnë të mbesin pa punë
Nga 1 dhjetori në bazë të ligji që pritet të hy në fuqi për ndalimin e qeseve të plastikës, rrezikohet që mbi 550 punëtorë në Maqedoninë e Veriut të ngelin pa punë. Prodhuesit e qeseve të plastikës thonë se ata nuk mund të plotësojnë standardet që kërkohen për një kohë kaq të shkurtër. Prodhuesi Zurkani Jusufi thotë se shteti u ka dhënë atyre afat vetëm dy muaj.
“Kjo është një gjë e pa diskutueshme për momentin me këtë ligj ne duhet që t’i mbyllim fabrikat dhe jemi 28 kompani edhe për afërsisht jemi 550 punonjës që drejtpërdrejtë jemi të involvuar, por kemi edhe indirekt që furnizohemi me materiale të ndryshme.”
Jusufi thotë se nuk janë të përgatitur për prodhimin e qeseve bio, ndërsa shton se edhe koha e adaptimit të makinerisë do një kohë të gjatë.
“90% e kompanive merren vetëm me prodhimin e qeseve plastike domethënë vetëm 10 % merren edhe me prodhimtari tjetër. Maqedonia nuk është e përgatitur për prodhimin e bio qeseve, së pari afati kohorë prej dy muajsh ne nuk mund të bëjmë adaptim të makinerisë dhe që kërkon një kohë të gjatë të adaptimit dhe nëse arritën të adaptohemi me teknologjinë ne nuk mund të furnizohemi me lëndën e parë për shkak se jemi edhe shteti vogël edhe harxhimi është tepër e vogël.”
Pyetëm edhe në ministrinë e Ekologjisë. Nga atje na thonë se kompanitë kanë pasur mjaftueshëm kohë të adaptohen pasi ligjet janë sjellë me kohë.
“Ligjet e reja janë hartuar për një kohë të gjatë dhe me shumë konsultime, kështu që kompanitë kishin kohë të mjaftueshme të planifikojnë përshtatjen e prodhimit në përputhje me standardet më të reja”.
Prodhuesit në lëndën e parë të tyre janë duke përdorur edhe material të reciklueshëm, apo qese që grumbullohen nga mbeturinat.
Ndryshe me ndalimin e qeseve të plastikës 28 kompani do të ndërpresin punën me prodhimin e të njëjtave.