Dy vjet nga dh.una në Kuvend, Aleanca për Shqiptarët përkujton ngjarjen

Shpërndaje

Nënkryetarja e partisë opozitare shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), Aleancës për Shqiptarët (ASH), Bujare Abazi, në konferencë për media që u mbajt sot para Kuvendit të RMV-së, për të shënuar dyvjetorin e terrorit të 27-prillit të 2017-së, ka pyetur kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, se ku mbeti guri që u vendos para një viti në derën hyrëse dhe mos ndoshta mosvendosja e tij është simbol i ikjes së Ali Ahmetit.

Me poshte ju sjellim deklaraten e plote te nenkryetares se ASH-se:

Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë,

Jemi sot këtu para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për të përkujtuar 27 prillin e vitit 2017, ditën kur u rrëzua “Regjimi 10 vjeçar Gruevski-Ahmeti”.

Një vit më parë pikërisht në këtë vend, në hyrje të Kuvendit vendosëm një gurë me mbishkrim ,,27 prill 2017″ që simbolizon ditën kur u bë kthesa historike dhe u përmbys regjimi.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i cili u zgjodh pikërisht në këtë ditë pati premtuar se do të vendosë këtë gurë në hyrje të Kuvendit për të përkujtuar këtë ditë, gurë i cili simbolizon edhe sakrificën por edhe ikjen e Ali Ahmetit në momentin historik kur po vendosej e ardhmja e vendit tonë, 27 prilli ishte dita kur po vendosej mbi fatin e vendit se nga do të lëvizim, drejt NATO ose drejt Rusisë dhe pikërisht atë ditë Ali Ahmeti iku.

Edhe pas një viti nuk dihet se ku ka përfunduar ai gurë, prandaj sot i bëjmë pyetje publike — Ku mbeti premtimi i Talat Xhaferit dhe përse nuk është vendosur guri në hyrje të Kuvendit?