RajoniTop Lajme

Biznesmenit në Shqipëri ia presin gishtin dhe ia marrin 100 mijë euro

Shpërndaje

Nazmi Çangu së bashku me gruan dhe katër fëmijët u kthyen në shtëpi rreth orës 23:00 të së shtunës në mbrëmje. Pa e ditur se kjo do të ishte ndoshta nata më e gjatë për familjen Çangu, ranë për të fjetur menjëherë.

Por rreth orës 01:00 fëmijët dhe dy bashkëshortët janë zgjuar të tmerruar. Një grup prej 10 grabitësish i kishin hyrë në shtëpi, duke i drejtuar automatikun në fytyrë.

Familjen Çangu e ndanë në dy pjesë. Fëmijët dhe gruaja u futën në një dhomë pasi u morën telefonat. Ndërsa kryefamiljari i rrethuar nga 6 apo 7 persona të tjerë u mbajt në një dhomë tjetër, ku e lidhën dhe i kërkuan çelësin e kasafortës për t’i marrë paratë.

Fillimisht Çangu tentoi të bënte rezistencë. Gjatë qëndrimit në dhomë kafshoi një nga grabitësit në dorë, por kjo është shoqëruar me rrahje dhe dhunë të vazhdueshme. Pasi është rrahur dhe torturuar, duke u goditur me qytën e armëve për disa orë me radhë, biznesmenit i kanë prerë gishtin dhe e kanë rrahur akoma më shumë.

“Nuk e mbaj mend orën s’jam i sigurtë. Ishim për një darkë me familjen dhe kemi ardhur, rreth orës 11 të darkës. Rreth orës 2 më kanë ardhur 2 veta kështu në krevat. Isha në gjumë dhe më tha “Policia e shtetit”. I hapa sytë dhe kur m’u ul njëri kështu, faktikisht kishte këtu “policia”, vetëm kaq. Kishte një xhup të zi si një xhup polici. Dhe kur m’u ul ai tjetri kishte një triko kështu me kapuç dhe më hasi ai kauçuku këtu te gusha, edhe aty iu hudha, i thashë: Çfarë policie jeni ju? Kur iu hudha ashtu, me goditën njëri këtu, tjetri këtej. Tjetri më vu automatikun këtu. Më gjuajtën sa deshën. Aty u përlesha me dy. Më kanë pre gishtin me gërshërë. Më kërkuan celësin e kasafortës, “duam vetëm çelsat”. Kishin mbyllur brenda dhe kalamajt. Më lidhën me ato fashetat e zeza. Aty i kam fashetat. I kam heq në spital. Kur më lidhën këmbët, i kam heq dhe ju kam hedh njërit dhe më kanë godit këtu në dorë. E kam shkit atë më kanë rënë me shqelm fytyrës. Nja tre herë kam rënë pa ndjenja. I kërkova ujë tre herë dhe më dhanë, sepse m’u tha fyti nga gjaku. Katër herë i kam kërku ujë. “Duam çelsin e kasafortës” “S’e kam” i thashë, “unë e dorëzoj në bankë”. Edhe si përfundim se ç’lujtën aty te rafti. Pata lanë një qese aty me 4 topa “dy mijë lekshe” kisha për të pagujt betonin atje, kam bërë një kanal betoni. Kisha për ta pagujt te firma atje. Hipi njëri te rafti aty, ra një qese, kishte 8 mijë euro, aty hasi edhe celësat, ku ishin edhe celësat e kasafortës. Bërtiti njëri “e gjeta”. Kishte dhe një kaçavidë në xhep, shkuan te kasaforta morën ca gjetën. Kanë qenë ca shuma. Shuma kanë pas. Dihet se s’kanë ardh për gjë tjetër. Me dy automatikë dhe pistoletë silenciator. Tre te dhoma ime. Tre të fëmijët. Dy lart dhe dy poshtë, 10 veta. “Ne jemi 10 vetë tha, të kemi rrethu shtëpinë” më tha. Gruaja bërtiste aty, unë aty”, ka treguar ai nga spitali ku po merr trajtim.

“Kur të vijnë në derë të shtëpisë, ç’të mendosh për vende të tjera. Bëj thirrje të gjendet autori, më kanë prerë gishtin, më kanë çarë në kurriz, më rrahën, kam fraktura gjithandej. Këtu nuk jetohet më”, tha i dhunuari.

Me zërin që i dridhej dhe e tmerruar nga ajo që ka ndodhur, vajza e Nazmi Çangut tregoi se ka qëndruar e mbyllur në dhomë për 3 orë gjatë natës, pa e ditur nëse prindërit ishin gjallë apo kishin vdekur.

“Është një gjë e tmerrshme, një gjë që babi im nuk e meritonte fare, familja jonë nuk e meritonte fare. Një njeri që nuk ika hyrë askujt në hak, shumë i drejtë na rritur me djersë. Kemi parë një traumë me sy, sepse ishin 3 policë në dhomën tonë, ishin me kapuç dhe kostume sportivë. Ndërkohë që dëgjoi babin të bërtiste, shkoi poshtë dhe njeri më doli me pistoletë. I kërkova mos të prekte vëllain dhe motrën dhe i pyeta nëse mami dhe babi ishin mirë. Më thanë që janë mirë, vetëm na trego se ku është çelësi i kasafortës. Kanë qenë tre orë aty me pistoletë nuk e dija nëse mami dhe babi ishin gjallë. Kur ikën, kemi zbrit poshtë. Ne ishin në dhomën tonë në katin e tretë, ka ardhur xhaxhi ka hapur derën. Kur hapëm derën e dhomës ku ndodhej babi, çfarë të shifje. Kam marrë të fejuarin në telefon, dhe i kam thënë më kanë vrarë babin, ishte pa ndjenja, si mos më keq, i lidhur, gjak gjithë vendin, Kishin hedhur çdo gjë në tokë. 10 veta kundër 1 personi, nuk e di se çfarë donin të gjenin në këtë shtëpi. Betoheshin për familje, por ata nuk kanë familje. Nuk e di a do të flemë më gjumë. ”, tha ajo,

Në shtëpinë e Nazmi Çangut gjithçka është kthyer përmbys pasi grabitësit kanë kërkuar për çelsat e kasafortave.

Krevati në të cilën është torturuar biznesmeni është i larë në gjak për shkak të torturave që i janë bërë atij. Nazmi Çangu ka një lokal në pronësi të tij dhe merret me agro-turizëm. Ai është i martuar dhe ka 4 fëmijë dhe më parë gjatë viteve 1993-2007 ka pas punuar në Policinë e Shtetit./Lapsi.al