RajoniTop Lajme

Mbledhja e 42-të e Qeverisë, Kurti: Lidhja Prizren-Tetovë, dyfishim i ndihmës sociale dhe 100 euro shtesë pensioneve

Shpërndaje

Lidhja Prizren-Tetovë, dyfishim i ndihmës sociale dhe 100 euro shtesë pensioneve. Këto janë vetëm disa nga vendimet që miratuam sot, në mbledhjen e 42-të të Qeverisë.

Ndamё mbi 36 milionё euro, për afërsisht 330 mijë familje, pёr pёrfituesit nga skemat sociale dhe pensionale: dyfishim i pagesës së rregullt e shtesës aktuale për kategoritë sociale për muajt nëntor-dhjetor, dhe 100 euro shtesё mbi pensionin e rregullt e shtesёn aktuale për muajin nëntor.

Dy qytetet me malin ndërmjet, Prizreni dhe Tetova që i ndan Mali i Sharrit, do të afrohen shumë dhe lidhen bashkë. U formua Komisioni qeveritar për rrugën Prizren – Tetovë. Ky ishte zotim zgjedhor dhe synim i programit të Qeverisë sonë.

Nisën përgatitjet për rehabilitimin e tampon zonës kufitare në Han të Elezit. Kjo do të lehtësojë jetën e qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Anuluam keqpërdorimin dhe abuzimin e mbi 12 milionë eurove. Auditori ka konstatuar shkelje të shumta në procesin e shpronësimit në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Klinë-Zahaq
.
Jemi zotuar të punojmë për një shoqëri me gjithëpërfshirje dhe me mundësi për të gjithë. Andaj sot miratuam Programin për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut (2021-2025) dhe Planin e Veprimit (2021-2023).

Në mbledhjen e sotme miratuam vendimin për themelimin e Këshillit Ndërministror për Ujërat, Koncept Dokumentin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor si dhe zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj shtatë individëve të lidhur me Hezbollah dhe kompaninë AlDar Properties.

I propozuam Kuvendit të Republikës së Kosovës 15 kandidatë për pesë anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, si dhe nismat ligjore që kanë të bëjnë me racionalizimin e Agjencive të Pavarura, Tokën Ndërtimore e Produktet Biocide.

Lajmi: Vendimet nga Mbledhja e 42-të e Qeverisë KURTI