Maqedoni

Fatmir Dehari: Ju faleminderit 13 mijë herë të gjithëve

Shpërndaje

Kandidati i BDI-së dhe kryetari aktual i Kërçovës, Fatmir Dehari ka shpallur fitore në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kërçovë.

“Të gjithë ju që jeni pasuria ime e veçantë, të dashur vëllezër dhe motra, të dashur mërgimtarë. Unë sot vetëm se zotohem se do të vazhdojë të ju dua vetëm me punë, ju jeni fitorja, ju dua më shumë se fitoren që ma falët ju. Nesër filloj me detyrën e re, kryetari i Komunës së Kërçovës. Zoti ju bekoftë juve dhe të gjithë familjeve të juaja”, tha Dehari.

Gjatë festës në Kërçovë, mori pjesë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Dehari në Kërçovë kishte kundërkandidat, Aleksandar Jovanovskin e VMRO-DPMNE-së.