MaqedoniTop Lajme

Blerim Latifi: Jo për shkak të humbjes së zgjedhjeve, kjo është arsyeja e dorëheqjes së Zaevit

Shpërndaje

Profesori universitar, Blerim Latifi, thotë se dorëheqja e Zoran Zaev nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, nuk është humbja në zgjedhjes e së dielës, raporton Gazeta Blic.

Sipas Latifit, Zaevi mezi ia doli ta përballojë marrëveshjen e emrit me Greqinë dhe, sigurisht, ai e dinte se nuk do të mund ta përballojë edhe një sfidë tjetër, po aq të rëndë: sfidën identitare të vendosur nga Bullgaria, e cila shtetit të tij ia ka mbyllur dyert e integrimit europian.

Ai shton se humbja në zgjedhje ishte pretekst fantastik për të që t’i ikë kësaj barre mbytëse.

Shkrimi i plotë:

Shumë njerëz dorëheqjen e Zaevit e kuptuan si veprim të një lideri që merr përgjegjësi për humbjen në zgjedhje. Por, ky veprim i Zaevit nuk besoj se reflekton ndonjë besim të tij në etikën demokratike.Në Ballkan nuk merret seriozisht ky term.Zaevi mezi ia doli ta përballojë marrëveshjen e emrit me Greqinë dhe, sigurisht, ai e dinte se nuk do të mund ta përballojë edhe një sfidë tjetër, po aq të rëndë: sfidën identitare të vendosur nga Bullgaria, e cila shtetit të tij ia ka mbyllur dyert e integrimit europian. Humbja në zgjedhje ishte pretekst fantastik për të që t’i ikë kësaj barre mbytëse.