Ziadin Sela: Nuk më rezulton që Alternativa do të jetë pjesë e kësaj shumice, bashkëpunimi ynë do vazhdojë
Ziadin Sela duke folur për marrëdhëniet me Alternativën, Ziadin Sela tha se ai është në komunikim të vazhdueshëm më Afrim Gashin, ndërsa shtoi se ai nuk ka të drejtë të flas në emër të një subjekti politik që ka autonominë e plotë të veprimit.
“Mua nuk më rezulton kështu nga biseda që kemi pasur., Ne vazhdojmë në koalicion bashkarishtë. Njerëzit maten për fjale, dhe për obligimet që marrin ndaj njëri tjetër. Ne koalicionin me Alternativën nuk e kemi bërë podrumeve dhe zonave të fshehta. E kemi bërë shumë publike në mes të Shkupit. Kemi nënshkruar edhe një dokument për koalicion, flas për zgjedhjet parlamentare, dokument ku ne zotohemi se ky koalicion do të vlejë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Sela, duke shtuar se përderisa ka hedh firmë në dokument dhe i qëndron asaj deri në moment të fundit.
Sela tha se ata kanë bërë thirrje që të votohen kandidatët e Besës në raundin e dytë gjithnjë në nevojën për ndryshim tek shqiptarët.