Maqedoni

Menduh Thaçi: Unë jam njeri i ndershëm, nuk e kam tradhtua Azem Sadikin

Shpërndaje

“Me rëndësi është që ne fituam, gjithçka tjetër është e parëndësishme”, kështu e komentoi kreu i PDSH-së Menduh Thaçi kalimin e Azem Sadikit në radhët e ASH-së, duke shtuar se ai është njeri i ndershëm dhe se nuk tradhton.

“Me rëndësi është që Azemi ka fitu, këto të tjerat janë të parëndëishme. Merreni me mend mos të kishte fitua, sa do të ishin akuzat e treta, kjo është e rëndësishme, tjerat janë të parëndësishme. Me rëndësi është se Azemi ka fitua, krejt Studeniçani e din se mos me pas dasht ky gjoks, Azemi nuk fitonte, por unë jam njeri i ndershëm dhe nuk tradhtoj”, tha Thaçi.

Sipas kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi nuk do të ketë tronditje brenda shumicës parlamentare.

“Nuk do të ketë tronditje brenda shumicës parlamentare. Besa është e tronditur me rivotimin në Zhelinë, por deputetët e BESËS janë deputetë të LSDM-së, formalisht dhe jo formalisht”, tha Thaçi.