Njoftim me rëndësi nga ZPS për rastin Gucati e Haradinaj
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka njoftuar trupin gjykues se ka mbyllur çështjen e saj në rastin Gucati e Haradinaj.
Ky njoftim u bë publik më 10 nëntor, përmes një shkrese të dorëzuar në gjykatë.
“1. Siç udhëzohet nga Trupi Gjykues,1 dhe në përputhje me Rregullën 129 të Rregullores, 2
të Zyra e Prokurorit të Specializuar (“SPO”) mbyll çështjen e saj”, thuhet në shkresën e ZPS-së.
Kujtojmë që më 5 nëntor ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarit të katërt të ZPS-së Daniel Moberg në rastin ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.
Më 7 tetor ka filluar gjykimi i Gucatit dhe Haradinajt.
Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.
Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./arbresh.info/
Linkun për njoftimin e ZPS-së e gjeni KËTU