Rexhepi: Kam qenë në kontakt me funksionarë të lartë të Qeverisë
Deputeti Kastriot Rexhepi, në konferencën e parë të tij për media, pas zhvillimeve të fundit politike, është përballur me pyetje të shumta, shkruan Alsat.
Ai ka treguar se ka qenë në kontakt me funksionarë të lartë të Qeverisë, derisa ka theksuar se hapi i tij është në vijë me politikën dhe platformën e Lëvizjes Besa.
“Lëvizja BESA ishte pjesë e Qeverisë, andaj edhe komunikimi im ka qenë me funksionar të lartë të Qeverisë. Ndërkohë të përkujtoj se hapi im është në vij me politikën dhe platformën e Lëvizjes BESA. Pikërisht BESA ka mbështetur proceset eurointegruese të vendit, përfshi edhe anëtarësimin në NATO, nga pozita e opozitës”, tha ai.
“Në komunikim me funksionar të lartë të Qeverisë, kemi qenë dhe do të jemi, sepse Lëvizja Besa ishte pjesë e Qeverisë. Ky është orientimi i Lëvizjes BESA jo i Kastriotit, një nga pikat e platformës së BESËS ka qenë orientimi euro-atlantik. Ne edhe si opozitë kemi mbështetur procesin e anëtarësimit të vendit në NATO”, theksoi Rexhepi.