Maqedoni

Kasami: Rexhepin e ndaluan strukturat shtetërore për të shpëtuar Qeverinë

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se “mungesa” e Kastriot Rexhepit në ditën e votimit të mocionit të mos besimit ka qenë i ndaluar të marrë pjesë nga strukturat shtetërore.

Kasami ka thënë se Rexhepi është i ndaluar edhe për të folur atë që ai mendon.

“Motivi ka qenë që deputetët të cilët nënshkruan që të thirret seanca e Kuvendit për mos-besim të qeverisë. Në ditën kur duhej që ata të jenë në parlament një nga këta deputet është ndaluar në mënyrë misterioze të mos marrë pjesë”, tha Kasami.

Shtoi se ata strukturat vazhdojnë ta përcjellin atë me ose pa dashjen e tij.