Fatmir Dehari tejmase i mërzitur, humbi bashkëpunëtorin në tragjedinë në Bullgari (Video)
“Ne mezi e prisnim që të ndajmë gëzimin e ditëlindjes me të. Ai posa i mbushi 27 vjet”, kështu është shprehur kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari teksa ka njoftuar se në mesin e 46 viktimave në tragjedinë në Bullgari, është edhe një bashkëpunëtor i tij.
Kujtoi se me të ndjerin kanë qenë afër që nga viti 2013. kjo periudhë prej më shumë se 7 vjet, i lidhi shumë që të dy.
Prandaj, Dehari e përjeton shumë rëndë humbjen e tij.
Teksa sheh fotografinë e të ndjerit, plot revoltë shprehet se nuk mund ta beson as tani se ai nuk është më.
“Aq shumë ishte i lidhur për këtë qytet. As shumë dashuri që kishte. S’doja të besoja për tragjedinë. Në fakt kjo është tragjedi e madhe për të gjithë ato familje që kanë humbur më të afërmit. E lus të madhin Zot që t’u japë forcë, t’u japë durim për ta tejkaluar. Nuk doja ta besoja assesi. S’dua ta besoj as tani që e kam këtu përballë, çdo pjesë… Por, kjo është jeta. Pjesë e jetës me të cilën do të jetojmë derisa të kthehemi aty, bashkë me të”, rrëfehet i mërzitur Dehari para kamerës së TV21.
Ai ka premtuar se si kryetar i Kërçovës, “do të punojë për Gazmendin edhe më shumë”.
Ndërkaq, mëngjesin e sotëm një tragjedi ka kapluar Maqedoninë e Veriut. Një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgaria, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë.
Në aksident jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë./TV21