Grubi: Edhe ata që deshën ta rrëzojnë Qeverinë presim të bëhen pjesë e shumicës
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për sistem politik, Artan Grubi lidhur me zgjerimin e maxhorancës dhe Qeverisë theksoi sot se presin që edhe partitë tjera të cilat ishin pjesë e iniciativës për ta rrëzuar Qeverinë t’i bashkohen shumicës.
Ai me këtë deklarim ka komentuar zërat për gatishmërinë e Alternativës për tu bërë pjesë e Qeverisë.
Sipas tij, maxhoranca aktuale është stabile dhe kjo u dëshmua më 11 nëntor në seancën e mocionit për mosbesimin e Qeverisë.
“Këtë e dëshmuam shumë mirë në ditën kur duhej të votohet nocioni për mosbesimin e Qeverisë. Presim që edhe partitë tjera të cilat ishën pjesë e iniciativës që t’i bashkohen shumicës parlamentare dhe të mos mbesin pjesë e skenarit të zymtë në vendin tonë ku pritet edhe të zgjidhet mosmarrëveshja me Bullgarinë. Kemi atmosferë pozitive”, deklaroi Grubi.