LSDM: Filloi procedura për kandidim për kryetar të LSDM-së, zgjedhjet më 12 dhjetor
Bordi drejtues i LSDM-së në mbledhjen e mbrëmshme mori vendim për fillimin e procesit të organizimit të zgjedhjeve brendapartiake për kryetar të partisë.
Ata njoftuan se kryetari i ri i partisë do të zgjidhen më 12 dhjetor.
“Kandidat partie mund të jetë çdo anëtar i cili përmbush kushtet e parapara në Statutin dhe Rregulloren për mbajtjen e zgjedhjeve brendapartiake, ku thuhet se kandidat për kryetar të LSDM-së mund të kandidohet person me minimum 5 vjet anëtarësim në LSDM dhe të paktën një herë ka qenë i zgjedhur nga Kongresi i LSDM-së”, thonë nga kjo parti.
Të drejtën e votës e ka çdo anëtar i cili do të regjistrohet në ueb-faqen e partisë, ndërsa mundësia e dytë është votimi përmes degëve të partisë.