Bota

Kryeparlamentari i Turqisë uron Ditën kombëtare të Shqipërisë

Shpërndaje

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Şentop, ka uruar Ditën kombëtare të Shqipërisë dhe Mauritanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e ditëve kombëtare të vendeve, Şentop u dërgoi letra urimi të ndara kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetarit të parlamentit të Mauritanisë, Cheikh Ould Baya.

Şentop në letrën e tij për kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla tha: “Kam besim të plotë se marrëdhëniet tona mes dy vendeve mike dhe vëllazërore që e marrin fuqinë nga lidhjet rrënjësore historike dhe kulturore do të zhvillohen edhe më tej në bazë të vlerave dhe interesave të përbashkëta. Me këtë rast dëshiroj të ritheksoj se do të jem i kënaqur të pres në vendim tim personalitetin tuaj me rastin e vizitës tuaj në Turqi në të ardhmen e afërt dhe ju uroj mirëqenie dhe suksese”.

Ndërsa në letrën dërguar kryetarit të Parlamentit të Mauritanisë, Cheikh Ould Baya, duke uruar popullin e Mauritanisë me rastin e ditës kombëtare Şentop, ka dhënë mesazhin: “Uroj që marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona me forcimin edhe të parlamenteve të tona në periudhën në vijim do të zhvillojnë dhe më tej bashkëpunimin tonë. Me këtë rast i uroj popullit të Mauritanisë qetësi, mirëqenie dhe prosperitet si dhe sukses dhe mirëqenie për personalitetin tuaj dhe anëtarët e nderuar të Asamblesë Kombëtare të Mauritanisë”.