Rama tregon ‘sekretin’, përse nuk drejton makinën dhe pse nuk merr patentë
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim publik në Elbasan për ligjin për Bashkëqeverisjen dhe platformën Antikorrupsion.
Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera kreu i qeverisë ka pohuar se nuk e nget makinën sepse i ka këmbët e gjata.
“Nëse Edi Rama ka aplikuar për patentë makine, gjë që nuk kam për ta bërë asnjëherë me thënë të drejtën sepse nuk jam i zoti të ngas makinë, plus kam edhe këmbët e gjata dhe shumë e ngatërruar.
Nëse aplikoj tek drejtoria e transporteve po them kot se nuk di fare si merret patenta dhe më duhen edhe 7 dokumenta të tjera. Këta të drejtorisëë së transportit që duhet të më japin mua patentën nuk do të më shikojnë me sy mua por do të punojnë aty që edhe ato 7 dokumentat e tjera që duhet tja u coj unë do ti marrin ata për mua.
Pra cdo qytetar do të jetë rehat nuk do të ketë përballë ftyra nga më të ndryshmet se bëjnë sikur u dhemb koka, sikur do ti japë fëmijës qumësht, sikur i ka vdekur vjehrra për herë të 9-të dhe të thonë hajde nesër dhe pasnesër dhe kuptohet se duhet ti japësh lekë sepse nuk të japin shërbim”, tha Rama.