Maqedoni

ASH nesër shkarkon Skënder Rexhepin dhe emëron kordinator të ri!

Shpërndaje

Partia Aleanca për Shqiptarët ka bërë me dije për news33, se ditën e nesërme do të shkarkohet nga detyra Skënder Rexhepi dhe do të emërohet kordinatori i ri.

Sipas Aleancës nuk do të ketë vend për deputetët të cilët me dëshirën e tyre të plotë zgjodhën që të bëhen pjesë e regjimit LSDM-BDI, por vetëm për ata të cilët janë kundër këtij regjimi.

“Nesër dorëzohet iniciativë për ndrimin e kordinatorit dhe riformatimin e grupit parlamentar. Nuk ka vend për deputetët që vetë zgjodhën të bëhen pjesë e regjimit LSDM-BDI dhe mbetemi të hapur vetëm për ata që do ti mbeten besnin vullnetit të elektoratit opozitar kundër këtij regjimi”, njofton ASH.