Rrëfimi i gruas së vetme që jeton në fshatin Drelaj të Rugovës
Qytetin e sheh vetëm një herë në vit.
Dimri i acarte, kodrat, malet e kafshët duket se janë vetë jeta për të.
“Eci shumë e nuk vuaj prej as një sëmundje”, fillon rrëfimin, Rrushe Qorraj, banorja e fshati Drelaj të Rugovës.
“Eci shumë dhe se kom problem. Nuk vuaj prej as një sëmundje. Veç kur marr vaksinoi shkoj në Pejë, kurrë ma, një herë në vit jo ma shumë”.
Në këtë fshat më bukuri natyrore, ku oxhaqet nuk tymojnë e shtëpitë e mbyllura, frymëmarrja dhe zëri i vetëm që dëgjohet është i 75 vjeçares.
“Këtu banorë s’ka, s’ri kush, unë kënaqna kur rri këtu. 75 vite i kam këtu jam le këtu jam rrit e këtu du me vdekë. Mban natyra ajri, të punimit. Punoj veç kur të ha bukë, punoj kopshtin bejë dru”.
E sado që kafshët i sjellin gjallëri, lokes i mungon atmosfera që dikur ky fshat i thelle i Rugovës ka pasur.
Ajo kujton kohen kur kjo rrugë tashmë e zënë me borë pa shkelur as një person, dikur hapej më sajë nga banorët.
“Verës doket shyhret pasi mbushen plot me banorë… Drelaj para disa vitesh ka pas gjallëri, kositshim shkojshim në mal, të pakt ka pas mësues ose profesor”.
“E dimrat e gjatë e të izoluar i kaloj duke u kujdesur për bagëtitë”, derisa shton se ndjen mungesën për t’i ndërruar dy llafe me dikë.
“Kam qejf me fol më dikë, por tash s’ka. Më gja tonë kohën jetoj”.
Në këtë pjesë të bukur të Kosovës ku dimri zgjat plot gjashtë muaj, vera duket se kthen pak gjallëri për loken 75 vjeçare e cila tregon me një buzëqeshje të lehtë momentin kur e sheh ndonjë vizitorë në këtë pjesë.