RajoniTop Lajme

Nga nesër kërkohet dëshmi e vaksinimit në transportin publik dhe privat

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi ka prezentuar masat e reja anti-COVID, ku në të bënë pjesë edhe perdorimi i transportit publik dhe privat.

Ministri Latifi, ka bërë të ditur se nga e hëna e 6 dhjetorit, qytetarët duhet të kenë dëshmi të vaksinimit ose testin negativ të PCR për të përdorur transportin publik apo privat, transmeton Zeri.info.

“Për të evituar mbingarkesën spitalor, mbylljen e shkollave dhe të ekonomisë, punonjësve të institucionet publike dhe private, udhëtarët që shërbehen me transport publik dhe privat, nxënësit dhe studentët, shfrytëzuesit e qendrave tregtare dhe gastronomisë, do t’u kërkohen dëshmitë si vaksinimi i plotë dhe i pjesshëm, bashkë me të rezultatin negativ të PCR”, ka thënë Latifi.