Gucati: Specialja bashkëpunoi me Serbinë (Video)
Ish-kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, vazhdoi edhe të martën deklarimin kundrejt pyetjeve të prokurores, Valeria Bolici, të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Gucati ka thënë se në dokumentet e sjella nga të panjohurit në zyret e veteranëve, kishte emra serbë, turq e komunitete tjera, por jo shqiptarë, njofton Klan Kosova.
Sipas tij, në to kuptohet bashkëpunimi mes prokurorëve, politikanëve e njerëzve tjerë të Serbisë me Gjykatën Speciale, për çka kanë pa që dëshmitë e dhënë janë të trilluara.
Sipas tij, në asnjë paraqitje publike, nuk ka përmendur emrat e dëshmitarëve serbë që ka parë, por që është i gatshëm në seanca private, brenda ambienteve të Speciales, t’i thotë ato që i ka lexuar, ndonëse këtë gjë e bën pa pasë qëllime hakmarrëse ndaj dëshmitarëve.