Gënjeshtrat dolën në shesh, qeveria dështon, RMV ende larg BE-së!
Nga lajmet e shumta të rrejshme që prodhohen nga ministria që Artan Grubi drejton si duket ka filluar edhe ai vet të hutohet e t’u besojë gënjeshtrave që ai vet porosit!
Edhe pse Artan Grubi para mediave deklaroi se kontesti me Bullgarinë do të marrë fund, Kryeministri i ri në ardhje i Bullgarisë, Kiril Petkov hodhi poshtë mundësinë për heqje të vetos sepse sipas tij nga Maqedonia e Veriut po bëhet më shumë propagandë sesa negociata në këtë drejtim.
Gjithashtu nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë u hodh poshtë edhe gënjeshtra se Franca ka ngritur iniciativë për zgjidhje të kontestit dhe se Bullgaria mbetet e pandryshuar në qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut.
Manipulimi i situatave është suksesi i vetëm i qeverisë së dështuar SDSM-BDI, të cilët me çdo kusht duan ta mbajnë pushtetin në duar për përfitime personale.
Tani që i 14-ti po afrohet, është më se e qartë se Maqedonia e Veriut nuk është as afër marrjes së datës për hapje të negociatave për pranim në BE. Qëndrimet e Bullgarisë nuk kanë ndryshuar në asnjë pikë që do të thotë se veto e vendosur nga ana e Bullgarise do të jetë pengesë edhe për një kohë të gjatë.
Me këte dëshmohet se mosdorëheqja e Zaevit dhe të gjithë atyre që u bënë pjesë e qeverisë ishin arsyetime të kamufluara nën petkun e BE-së.