Showbiz

Takohen “Treshi përsheshi” i Cimes, Lecit dhe Qumilit!

Shpërndaje

Në vitet e 80-ta e të 90-ta, Ibrahim Krajkova, Rasim Thaçi e Sevdai Radogoshi bënë revolucion me humorin e tyre.

Ata u shndërruan në ikona të humorit dhe kthyen buzëqeshjen tek populli në kohë mjaftë të vështira.

“Treshi përsheshi” i Cimes, Lecit dhe Qumilit u shpërbë, duke lënë pas një dëshirë të madhe të publikut për ribashkim, shkruan “Kosovarja”.

E, ribashkimi që nuk ndodhi dikur, duket se po ndodh tani nga djemtë e protagonistëve të humorit të jashtëzakonshëm.

Siç kuptojmë, djemt e treshes po bashkohen për një projekt që veçse është rrugës.