Maqedoni

Trupat e dy të burgosurve të vdekur në burgun e Idrizovës janë dorëzuar për autopsi

Shpërndaje

Sot në orën një të mëngjesit në SPB Shkup, në burgun e Idrizovës është raportuar se ka ndërruar jetë i dënuari 44-vjeçar H.K. nga Republika e Shqipërisë.

Ekipi i ambulancës ka konstatuar vdekjen e tij pa shenja dhune dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Një tjetër i burgosur që kishte probleme shëndetësore ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Rasti është raportuar në 13:10 në SPB Shkup. Bëhet fjalë për një të dënuar 76-vjeçar me iniciale Sh.F. i cili ishte nga Ohri.

Ekipi i ambulancës ka konstatuar vdekjen e tij pa shenja dhune dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.