Rajoni

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Shpërndaje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohët.

IHMK-ja thotë se të hënën vende-vende parashihen fjolla të dobëta bore. Në mëngjes dhe gjatë orëve të vona të ditës parashihen ngrica, prandaj apelohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -1 gradë, në viset malore për 2 gradë më ulët në dy vlerat ekstreme, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius.thuhet në njoftimin e Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës.