“Elhamdulilah Omikron”: Emri i dyqanit në Prizren bëhet viral shkaku i variantit të ri
Kur e kanë hapur dyqanin nuk e kanë menduar se pas shumë kohësh emri do të ishte i njohur për të gjithë. Një dyqan në qytetin e Prizrenit quhet Omikron sikur varianti i ri i koronavirusit.
Një lexues i Express-it ka thënë se dyqani e ka këtë emër prej shumë vitesh.
Sipas fotografisë shihet se aty shiten veshje kombëtare dhe gjësende më antike.
Omicron është varianti i ri i Covid-it që ka “tërbuar” botën, si pasojë e tij shumë vende kanë shtrënguar masat dhe janë izoluar.