Artan Grubi pret në takim Marmara Group Foundation të kryesuar nga ana e Dr. Akkan Suver
Zëvendës kryeministri Artan Grubi sot ka pritur në takim Marmara Group Foundation të kryesuar nga ana e Dr. Akkan Suver.
Grubi në një postim në FB ka shkruar se me Marmara Group Foundation kanë bashkëbiseduam rreth situatës politike në vend, misionit të euro-integrimit, sfidave të stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik.
Këto dhe shumë tema tjera do të trajtohen edhe në Samitin e 25-të Ekonomik të Euro-Azisë nën organizimin e këtij fondacioni të mirënjohur në Qershor të vitit 2022, në të cilën padyshim se Maqedonia e Veriut do të jep kontributin e saj, shkruan zëvendëskryeministri Artan Grubi.