MaqedoniTop Lajme

Autobusët e Tetovës ende në parking! Komuna hesht, qytetarët kërkojnë transport publik!

Shpërndaje

Edhe pse janë blerë me kredi prej miliona eurosh, 5 autobusët urban të Tetovës vazhdojnë të qëndrojnë të parkuar në parkun e zjarrfikësve të qytetit.

Nga komuna nuk tregojnë se kur do të rifillojnë të qarkullojnë në Tetovë, pasi ditë më parë ndaluan së lëvizuri me arsyetimin se ndërmarrja është jo funksionale dhe në të nuk ka asnjë të punësuar.

Qytetarët thonë se transporti publik do të lehtësonte trafikun e qytetit, i cili bëhet gjithnjë e më i dendur sidomos në periudha kur vijnë mërgimtarët.

“Jo mirë nuk është pasi që ka njerëz që duan të lëvizin, të ecin ka nevojë pa pleq të rinj që dëshiron të arrijë më shpejtë, kur të qarkullojnë në rregull është më mirë, si gjithë bota që e ka atë e kanë ata që duhet ta bëjnë.”

“Në qytetin e Tetovës transporti publik është një zgjidhje e mirë pasi që jetojmë me një qytet me transport të stërngarkuar dhe shtegun e biçikletave që e kishim sadopak e lehtësonte komunikacionin dhe ai u hoq edhe duhet të gjendet zgjidhje urgjente për transportin publik që sado pak ta lehtësojmë komunikacionin pasi që nuk është duke u marrë ndonjë masë tjetër për t’u përmirësuar kjo gjendje.”

“Po mendoj se duhet të lëshohet pse jo, transporti publik në Tetovë është një kaos i vërtet të paktën ndoshta do të pastrohet pak do të pakësohen komunikacioni edhe të paktën ndonjë rend do të ketë edhe më mirë do jetë.”

“Duhet të ketë autobus që të kenë njerëzit të lëvizin”.

Autobusët komunës së Tetovës i kanë kushtuar 1.2 milion euro kredi e marrë nga Banka Botërore, ndërsa për pagesën e tyre komuna ka një grejs periudhë 2-vjeçar edhe më pas parat e marra do të duhet t’i kthej me këste. Në shtator autobusët u lëshuan në qarkullim por ndërmarrjes ende nuk i kanë sjell asnjë të ardhur, por vetëm humbje.