MaqedoniTop Lajme

Ministria e Arsimit do t’i takojë BDI-së, ajo e Bujqësisë LSDM-së

Shpërndaje

Ministria e Arsimit do t’i takojë BDI-së, ndërsa në krye të saj pritet të emërohet ministri aktual i shoqërisë informatike dhe administratës, Jeton Shaqiri, emri i të cilit lakohej si ministër i Bujqësisë, merr vesh gazeta LAJM. Jozrytarisht, mësohet se Ministria e Bujqësisë do të kthehet tek LSDM-ja dhe nuk përjashtohet mundësia që e njëjta të drejtohet, nga zëvendësiministri aktual i këtij resori, Trajan Dimovski.

Ndërrimi i ministrive vjen pas marrëveshjes Zaev-Gashi që “Alternativa” ta merr ministrinë e shoqërisë informatike dhe administratës, kurse nga LSDM-ja paralajmëruan se Mila Carovoska, nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re.