Maqedoni

Komuna e Zhelinës radhitet e para për Integritetit në nivel të të gjithë Maqedonisë së Veriut duke lënë pas të gjitha komunat e tjera

Shpërndaje

Në hulumtimin e USAID përmes Metamorfosis që u realizua në vitin 2021 Komuna e Zhelinës rradhitet komuna e parë për Integritetit në nivel të gjithë Maqedonisë së Veriut duke lënë pas të gjitha komunat tjera

Ja njoftimi i plotë nga Komuna e Zhelinës:

Komuna e Zhelinës

|Integritet -Transparencë – Llogaridhënie |

Nuk e themi ne, e thonë të tjerët se Komuna e Zhelinës vazhdon të jetë prijëse në procesin e Integritetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Në hulumtimin e USAID përmes Metamorfosis që u realizua në vitin 2021 Komuna e Zhelinës rradhitet komuna e parë për Integritetit në nivel të gjithë Maqedonisë së Veriut duke lënë pas të gjitha komunat tjera, poashtu jemi komunë ndër të parat me llogaridhënie, transparencë apo qasje ndaj qytetarëve.

Të dashur qytetarë të Komunës së Zhelinës, atë që e kemi thënë më parë vazhdojnë ta dëshmojnë Institucionet më të larta ndërkombëtare si USAID, ata të cilët bëjnë matjet më të realta ndaj punës dhe përkushtimit tonë të përbashkët për të sjellur komunën tonë në piedestalin më të lartë të integritetit, transparencës dhe llogaridhënies.
Zhelinën e sollëm aty ku e ka vendin!

Zyra për Informim, Komuna e Zhelinës.