MaqedoniTop Lajme

Jep dorëheqje Oliver Spasovski

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, transmeton TV21.

Siç thotë ai, këtë vendim e ka marrë pasi “konsideron se lideri i ri i partisë, (Dimitar Kovaçevski) duhet të zgjedhë ekip të ri”.

Kujtojmë se LSDM sot do të zgjedhë udhëheqësinë e re të partisë dhe mandatarin për formimin e Qeverisë, pas largimit të Zoran Zaevit nga posti i liderit të LSDM-së dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.