Maqedoni

Apeli pritet të vendosë për Mijallkovin

Shpërndaje

Ankesa e avokatëve të Sasho Mijalkovit, me të cilën kërkohet lirimi i ish-drejtorit të DSK-së nga paraburgimi, është ende duke udhëtuar drejt Gjykatës së Apelit. Gjykata Penale ende nuk ka marrë përgjigje se të gjitha palët në rastin “Parcelat në Vodno”, e kanë pranuar ankesën e Mijallkovit, që ta dërgojnë në Apelin e Shkupit. Sot, tre nga avokatët e Mijallkovit shpjeguan publikisht pse ai duhet të lirohet nga paraburgimi, dhe iu referuan Prokurorisë, e cila nuk gjeti se Mijalkov ishte arratisur në shkurt, kur nuk ishte në dispozicion të organeve të rendit, shkruan Alsat.

“Lençe Ristovska ka bërë hetimin lidhur me arratisjen dhe ka miratuar rezolutë prokuroriale ku ka konstatuar se nuk ka as arratisje, as ndihmës, as rast. Pra, spekulimet për një arratisje janë krejtësisht absurde dhe të paqëndrueshme”- deklaroi Zvonko Davidoviq, avokat i Mijalkovit.

“E sigurojmë opinionin se Mijalkov nuk ka ndërmend të arratiset. Ai është paraqitur në më shumë se 200 seanca të mëdha gjyqësore deri më tani, dhe pa asnjë gjest apo sjellje nuk ka treguar se mund të mos jetë në dispozicion për zbatimin e ligjit në të ardhmen”- pohoj Zvonko Davidoviq, avokat i Mijalkovit

Mbrojtja e Mijalkovit kërkon që Prokuroria Publike sipas informacionit të pranuar, ta ndjekë penalisht Ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq, pasi ai i bëri publik emrat e gjykatësve të Apelit që kanë vendosur t’ia ndërpresin paraburgimin Mijalkovit. Këtë e ka kërkuar ish-prokurori i Shtetit, Ljupço Shvërgovski, i cili tani mbron Mijlakovin.

“Mbrojtja konstaton se ministri ka pasur lidhje me ndonjërin nga gjykatësit që e kanë informuar, duke shkelur dispozitat e ligjit të procedurës penale” pohoi Ljupço Shvërgovski, avokat i Mijalkovit

Të mërkurën, Gjykata e Apelit në Shkup pranoi lirimin me kusht të Mijalkovit me 11 milionë euro për lirimin e tij nga burgu për rastin Thesari. Pas kësaj, Prokuroria kërkoi paraburgim për Mijalkovin për rastin “Parcelat në Vodono”, ndërsa gjykata penale shprehimisht i caktoi një paraburgim të ri./alsat/