Rama publikon foto nga lagjja e rindërtuar në Laç: Gati për rikthimin e 500 familjeve

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga lagjja e re në Laç, pjesë e programit të Rindërtimit.

Krahas fotove, kreu i qeverisë shkruan se tashmë këto apartamente të rindërtuara janë gati për të akomoduar familjet, shtëpitë e të cilave u dëmtuan gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.