Ukrainasi shpëton mrekullisht pas shtypjes së makinës nga automjeti i blinduar rus (Video)

Shpërndaje

Më herët sot, u raportua për automjete të blinduara ruse që kalonin nëpër Obolon, një zonë në veri të qendrës së qytetit të Kievit.

Kjo video tregon pasojat e atij incidenti – një makinë civile e rrafshuar që u shtyp nga një prej automjeteve ushtarake.

Çuditërisht, shoferi i moshuar doli i gjallë nga rrënojat.

Pamjet shqetësuese nga Kievi, tanka ruse shtyp një veturë në lëvizje – vozitësi shpëtoi mrekullisht

Menjëherë në automjetin e përmbysur kanë mbërritur një grup qytetarësh të cilët e kanë nxjerr gjallë të moshuar nga vetura e dëmtuar.

Përkundër gjendjes së luftës, në rrugë shihen një numër i caktuar automjetesh në lëvizje, si dhe mjete të blinduara ushtarake.

Ndryshe, autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se deri më tani kanë vrarë mbi 1000 ushtarë dhe personel rusë.