MaqedoniTop Lajme

Çdo mëngjes pranon përmbledhje komentesh që shkruhen për të në rrjete sociale – tregon Pendarovski

Shpërndaje

Sa është i varur nga rrjetet sociale dhe sa i lexon komentet që shkruhen për njeriun e parë të Maqedonisë së Veriut, për këtë foli vetë presidenti Stevo Pendarovski në intervistën e shlirë në TV21.

Ai zbuloi se këtë e punon një ekip i njerëzve, i cili çdo mëngjes e njoftojnë presidentin për komentet në rrjete sociale.

“Këtë e punon administratori. Ai është i punësuar në Kabinet. Ka njerëz që janë të angazhuar për rrjete sociale. Formalisht nuk e punoj drejtpërdrejt unë, por më informojnë se çfarë shkruhet për mua. Ka njerëz dhe kërkesa. Nuk i lexoj të gjitha, më japin çdo mëngjes përmbledhje të asaj se çfarë shkruhet për mua në media dhe në rrjete sociale. U them më jepni argumentet e këqija. Kritika mund të ketë, por duhet të ketë argument. Ata që kanë argumente duhet t’i lexoj dhe të korrigjohemi”, tha Pendarovski.

Presidenti tha se nuk ekziston njeri që është imun në komente dhe zbuloi se bashkëshortja e tij hynë dhe i lexon komentet.