BotaTop Lajme

Sulmi i Rusisë ndaj stacionit të shpërndarjes së ujit në Idlib ka lënë pa ujë mbi 300 mijë civilë

Shpërndaje

Mbi 300 mijë civilë kanë mbetur pa ujë pasi një avion luftarak i Rusisë bombardoi një prej stacioneve kryesore që siguron ujë për pjesën perëndimore të qytetit Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Observatorit të opozitarëve për vëzhgimin e avionëve, stacioni i shpërndarjes dhe pompimit të ujit Arshani në afërsi të qendrës së qytetit Idlib ka mbetur jashtë funksionit si pasojë e bombardimit me 2 janar nga avioni luftarak Su-34 i Rusisë.

Drejtori i ujësjellësit të Idlibit, Cemel Diyben, në një deklaratë për AA tha se stacioni në fjalë ofronte shërbim për më shumë se 300 mijë civilë. “Rusia ka vendosur në objektiv një prej burimeve themelore të civilëve dhe i la civilët pa ujë” tha Diyben.

– “Bota shikon se çfarë po bën Rusia në Siri”

Një nga civilët e Idlibit, Ibrahim Zeer, tha se avionët luftarakë të Rusisë kanë rritur sulmet e tyre ndaj komplekseve të infrastrukturës dhe se vendosja e stacioneve të ujit në objektiv nga Rusia është e rrezikshme.

“Në Idlib rreth 300-400 mijë njerëz do të privohen nga uji. Ndërkohë që edhe populli nuk ka fuqi të blejë ujë. Lufta për mbijetesë e civilëve po rritet dita-ditës”, tha Zeer.

Më tej Zeer u shpreh se “Avionët luftarakë më parë kryenin sulme të rastësishme. Ndërsa tani në mënyrë sistematike vendosin në objektiv infrastrukturën. Bota shikon se çfarë po bën Rusia në Siri”.

Ndërkohë, edhe Muhammed Halit, i cili jeton në Idlib vuri në dukje se stacioni i pompimit të ujit që është sulmuar përmbushte nevojat për ujë të civilëve në Idlib. “Pas çmimeve shumë të shtrenjta është shumë e vështirë që të sigurohet edhe ujë duke e blerë me para. Blerja e ujit do të jetë barrë shtesë për popullin”, tha Halit.

Edhe Mustafa Mahy i cili është vendosur në Idlib duke emigruar nga Guta Lindore e Damaskut si pasojë e sulmeve, vuri në dukje që sigurimi i ujit ishte vështirë, por pas sulmit nuk ka mbetur më ujë dhe nuk kanë mundësi financiare për ta blerë atë.

Pasi është shprehur se në Idlib nuk ka mundësi për punë, Mahy deklaroi se “Nuk e dimë se çfarë do bëjmë. Mund të durojmë çdo gjë, por jo etjen. Asgjë nuk mund të bëhet nëse nuk ka ujë”.

– Situata në Idlib

Në periudhën 2017-2020, rreth 2 milionë civilë për t’u larguar nga sulmet u detyruan të migrojnë në zonat pranë kufirit me Turqinë.Turqia, Rusia dhe Irani, në takimin e zhvilluar në vitin 2017 në Astana vendosën formimin e 4 “zonave të deeskalimit” në territorin që nuk ndodhej nën kontrollin e regjimit të Asadit. Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane dhe Rusia vazhduan sulmet dhe morën nën kontroll 3 zonat e tjera të mbetura nga 4 rajonet dhe u drejtuan drejt Idlibit.

Edhe pse Turqia dhe Rusia më 17 shtator 2018 në Soçi arritën marrëveshje shtesë për të forcuar armëpushimin, sulmet u intensifikuan sërish në maj 2019. Armëpushimi respektohet në masë të madhe pas marrëveshjes së re që Turqia siguroi me Rusinë më 5 mars 2020.

Në periudhën 2017-2020, rreth 2 milionë civilë për t’u larguar nga sulmet u detyruan të migrojnë në zonat pranë kufirit me Turqinë.