Mësohet arsyeja pse nuk po emërohen drejtorët në Prishtinë! – Shkak Uran Ismaili!
Lidhja Demokratike dhe Partia Demokratike e Kosovës, tashmë kanë një marrëveshje për bashkëqeverisje në Komunën e Prishtinës.
Mirëpo, detajet e kësaj marrëveshje koalicioni, ende nuk janë bërë publike, raporton Gazeta Blic.
Përpos konfirmimit që tashmë ekziston publikisht ndërmjet Përparim Ramës dhe Uran Ismailit, detaje të tjera për publikun nuk janë dhënë.
Mirëpo, tashmë disa prej detajeve janë bërë publike nga mediet.
Gazeta Blic disa herë ka raportuar se marrëveshja e arritur i ka siguruar PDK nënkryetarin e komunës dhe pesë drejtori, në mesin e tyre edhe drejtorinë për Arsim.
Emrat se kush do të drejtojë drejtoritë në komunën e Prishtinës ende nuk janë dorëzuar te LDK e për këtë tashmë ka një arsye që lidhet me COVID 19.
Burime të Gazeta Blic kanë bërë me dije se nënkryetari i PDK-së dhe ish kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismjali është infektuar me Covid 19 dhe kjo ka bërë që emrat të mos dorëzohen edhe për disa ditë.
“Uran Ismajli është infektuar me koronavirus dhe kjo ka bërë që emrat të shtyhen për disa ditë…”, ka thënë ky burim i Gazetës.
Në anën tjetër, mësohet se me t’u shëruar Ismaili nga virusi, do të fillojnë menjëherë edhe hapat për emërimin e drejtorëve të rinj, që vijnë nga radhët e PDK-së.
Ani pse sa i përket PDK-së, ende nuk dihen emrat që potencialisht mund të jenë drejtorë në Komunë të Prishtinës, ndryshe qëndron puna te Lidhja Demokratike.
Gazeta Blic para disa ditësh publikoi emrat që sipas të gjitha gjasave, do të marrin drejtimin e disa drejtorive përkatëse.
Brenda atyre emrave, ka ish-deputetë dhe figura të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës.