RajoniTop Lajme

Shkrumb e hi në pak sekonda, momenti i shembjes së pallatit tetë katësh në Durrës (Video)

Shpërndaje

Një nga pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës është shembur nga punonjësit e IKMT-së.

Janë rikthyer shembjet me shpërthim të kontrolluar të godinave të dëmtuara nga tërmeti në Durrës.

Rreth orës 14.00 të së hënës forcat xheniere të ushtrisë, IKMT dhe Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës kanë kryer shembjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit 8 katësh në lagjen 18 të qytetit.

Shpërthimi i fortë ka sjellë edhe dëmtim të një prej bizneseve që ndodheshin afër.

Shpërthimi është dëgjuar në të gjithë qytetin bregdetar, ndërsa deklarohet se në trupin e godinës qenë hapur 700 furnella për vendosjen e lëndës eksplozive.

Për arsye sigurie, banorët e banesave dhe bizneset përreth pallatit u larguan nga zona. Paraprakisht dëmet në godinat përreth deklarohen të pakta dhe kryesisht në xhamat e dyerve dhe dritareve.

Kujtojmë se tërmeti vd ekjeprurës i 26 nëntorit shkaktoi 51 vik tima, ndërsa mbi 3,000 vetë u plagosën dhe mijra të tjerë mbetën pa shtëpi.