Disa aksidente në rrugët e Maqedonisë, bora shkakton kaos në komunikacion

Shpërndaje

Disa aksidente trafiku kanë ndodhur në rrugët e Maqedonisë, pas reshjeve që e kanë kapluar vendin.

Në rrugën Veles – Shkup, janë përplasur dy makina, ndërsa një kamion është përmbysur. Dy aksidente kanë ndodhur në rrugën Shkup – Shtip.

Dëshmitarët e këtyre aksidenteve, gjendjen e përshkruajnë si “apokaliptike”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ata thonë se korsitë janë të pa pastruara dhe rrëshqitëse, duke shtuar se kjo është arsyeja kryesore për aksidentet e ndodhura.

Nga MPB konfirmojnë se disa prej aksidenteve janë raportuar në polici.

Në rrugën Shkup – Veles, shoferët njoftojnë se është përmbysur një makinë, ndërsa në terren kanë dalë zyrtarët policorë.

Aksidente ka edhe në Shkup, ndërsa MPB bënë thirrje që shoferët të jenë të kujdesshëm dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës.